Përmes një komunikate, Lëvizja Besa, ka theksuar se Ridefinimi i sistemit të drejtësisë në Maqedoni është nevojë urgjente.
Një nga shtyllat kryesore e cila urgjentisht kërkon ndërhyrje për t’u definuar drejt dhe saktë, që në të ardhmen të mund të prodhojë vendime të drejta pa u ndikuar nga politika dhe preferencat partiake, është përfundimisht sistemi i drejtësisë, që i përfshin të gjitha gjykatat dhe prokurorinë publike.
Është e patolerueshme që edhe sot e kësaj dite gjykatat të veprojnë me standarde të dyfishta: i tolerojnë dhe ledhatojnë maqedonasit, ndërsa i dënojnë dhe i terrorizojnë shqiptarët. Si ka mundësi që një i ri, në një protestë të kontrolluar, vetëm pse i ka thyer xhamat e gjykatës për të shprehur revoltë ndaj vendimeve të padrejta në rastet e montuara politike, të dënohet me 3 vjet burg, ndërsa – në anën tjetër – dhunuesit e deputetëve në rastin e 27 prillit lihen në arrest shtëpiak ose nuk u shqiptohet asnjë masë parahetimore?!
Dhe, kjo nuk është hera e parë. Rikujtojmë që edhe më parë të rinjtë shqiptarë që kishin shkruar grafitë ose që janë keqpërdorur për interesa personale politike të dikujt në protestat e Kalasë së Shkupit ose që kanë marrë pjesë në protesta të organizuara për mbrojtje të dinjitetit të shqiptarëve, po ashtu janë dënuar nga këto gjykata të politizuara me ndikim të skajshëm partiak, transmeton telegrafi Maqedoni.
Prandaj Lëvizja BESA gjykon se këtij sistemi të (pa)drejtësisë i nevojitet urgjentisht një RIDEFINIM i plotë, për t’u rikthyer profesionalizmi dhe për t’u vendosur në pozitat e caktuara personat adekuatë, të cilët nuk do gjykojnë mbi bazat etnike dhe fetare. Ne insistojmë që të krijohet një sistem i cili do t’i vendosë standardet bashkëkohore në ndarjen e drejtësisë dhe i cili përfundimisht, me RIDEFINIMIN e tij, do ta çrrënjosë mendësinë e funksionimit komunist të ish-Jugosllavisë në raport me shqiptarët.
Vëllaznimi gjen menjëherë zëvendësuesin e Warrick
Hoxhaj: Shtatë shtete të BE-së vendosën veto kundër heqjes s...
Guardiola ka një këshillë për Xabi Alonson
Sigal Prishtina rikthehet tek fitoret në ENBL – triumf...
Vdes aksidentalisht një ushtar britanik në Ukrainë
Bayern kthehet tek fitorja në Ligën e Kampionëve, mposht Spo...