Ministria e Kulturës informon se prej datës 21 deri më 24 nëntor autorët nga Republika e Maqedonisë dhe krijimtaria e tyre letrare prezantohen në Panairin Ndërkombëtar në Tiranë të Republikës së Shqipërisë.
Nga Ministria e Kulturës thonë se ky manifestim i rëndësishëm, i cili tanimë ekziston 25 vjet, gëzon reputacion të madh dhe është një nga ngjarjet më të rëndësishme në Republikën e Maqedonisë, ku rregullisht prezantohen më shumë se 380 subjekte, ndër të cilat edhe shtëpitë botuese të rajonit.
“Panairi i Librit në Tiranë hap shumë mundësi për bashkëpunim intensiv të sektorit të botimeve nga Republika e Shqipërisë me kolegët e tyre nga rajoni, ndërsa ajo që është me rëndësi është se një nga misionet e këtij manifestimi është t’i nxisë lexuesit dhe të rritë interesin e tyre për krijimtarinë letrare dhe letërsinë në përgjithësi”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Kulturës.
Ata shtojnë se ky është prezantimi i parë i Republikës së Maqedonisë në këtë manifestim të librit.
Në këtë ngjarje do të marrin pjesë disa autorë nga Republika e Maqedonisë, ku do të kenë mundësi të zhvillojnë takime me përfaqësuesit e shtëpive botuese dhe autorë nga Republika e Shqipërisë, ndërsa të pranishmëve në këtë manifestim do t’u drejtohet Sekretari shtetëror në Ministrinë e Kulturës, Valmir Aziri.
Pas prezantimit në Panairin në Tiranë, në periudhën kohore prej datës 29 nëntor deri më 6 dhjetor të këtij viti, Republika e Maqedonisë do të prezantohet në Panairin Ndërkombëtar të Librit në Pullë të Republikës së Kroacisë.
Shpërthen te Real Madridi, Arda Guler refuzon t’ia jap dorën...
Arrestohet një arsimtar në Mamushë, dyshohet për keqtrajtim ...
Grenell për zgjedhjet e reja në Kosovë: Zoti po na përgatit ...
Deputetja e LVV: Kur LDK ia mbylli dyert, ne e bëmë Osmanin ...
Vijojnë bombardimet mbi Iran, shpërthime të fuqishme në aero...
Edi Rama uron 7 Marsin me mesazh nga Manastiri: Sa e fortë ë...