Me 69 vota “për” dhe 1 të “përmbajtur”, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot sërish e ratifikoi Marrëveshjen me Greqinë.
Javën e kaluar, në Kuvendin e Maqedonisë, është dorëzuar vendimi i presidentit të shtetit, Gjorge Ivnaov, me të cilën ai informoi se nuk do ta nënshkruajë dekretin për shpalljen e ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë.
Ndryshe, ligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë, mes tjerash parasheh ndryshimin e emrit kushtetues, nga Republika e Maqedonisë në Republika e Maqedonisë së Veriut, njofton Portalb.mk.
Sipas kushtetutës dhe Rregullores së Kuvendit, në rast të vetos së presidentit të shtetit, ligji përsëri shkon në procedurë kuvendore, por atëherë do të duhet të votohet me shumicë absolute nga numri i përgjithshëm i deputetëve, gjegjësisht do të duhet që të marrë së paku 61 vota. Ligji në këtë rast përsëri dërgohet te presidenti, i cili sipas Kushtetutës, e ka obligim që ta nënshkruajë.
Megjithatë, praktika thotë se presidenti di edhe ta shkelë Kushtetutën, që do të thotë se edhe në këtë rast të mos e nënshkruajë dekretin, ashtu siç është rasti me ligjin për përdorimin e gjuhëve, që ende është i bllokuar te presidenti.
Afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës mbyllet sot
Sulmuan zyrtarët policorë, arrestohen dy të dyshuar në Klinë
Zhduket një vajzë në Prizren
Tre persona arrestohen në Suharekë, dyshohen se rrëmbyen dhe...
Arrestohet në Kroaci dhe ekstradohet në Kosovë një person i ...
Parashikimi i motit për këtë të diel në Shqipëri