Anita Angelovska-Bezhoska sot para Talat Xhaferit u betua se do ta bëjë punën me nder dhe me përgjegjësi.
Ajo erdhi në vend të Dimitar Bogov në krye të Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë (BPRM) pas një mosmarrëveshje të kryeministrisë dhe kryetarit të shtetit për emrin që do të zëvendësonte Bogovin në këtë vend.
Telegrafi ju sjell disa informacione për të parën e BPRM-së. Ajo ka 47 vjeç dhe është e lindur në Goteborg të Suedisë. Është e martuar dhe ka tre fëmijë.
Për sukseset e saj në punë, garanci janë arritjet në shkollim që janë nota mesatare mbi 9 në shkollimin për ekonomiste të suksesshme. Ajo e njeh gjuhën ruse, italiane dhe suedeze. Gjuhën angleze e njeh njëjtë si gjuhën maqedonase.
Ka diplomuar në vitin 1994 për marketing dhe tregti të jashtme. Në këtë pozitë ajo vjen si femra e parë në histori të BPRM-së.
Rikthehet Liga e Kampionëve, sonte katër sfidat e para të pl...
Përfundon marshi “Drejtësi, jo politikë”
Kearns: S’mund të rrimë duarkryq kur kërcënohet siguria në B...
Presidenti i Izraelit uron 18 vjetorin e Pavarësisë së Kosov...
Osmani i bashkohet Marshit për Drejtësi, përshëndetet me Ham...
Vritet në Londër nipi i këngëtares kosovare, disa të arrestu...