Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç ka thënë se në bazë të rezultateve të zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Lista Serbe ka fituar të dhjetë mandatet dhe se do të jetë pengesë për sulmet e mëtejshme të Albin Kurtit.
“Presim ende rezultate nga Serbica, por aty kanë dalë gjithsej 143 serbë. Dhe rezultatet janë të qarta, Lista Serbe i ka fituar të dhjetë mandatet e mundshme. Urime popullit serb në Kosovë e Metohi. Këto rezultate janë pothuajse të pabesueshme veçanërisht kur kemi parasysh se çfarë ka bërë Kurti për të shkatërruar popullin serb dhe Listën Serbe. Gjithçka që shumë të huaj bënë për të shkatërruar Listën Serbe, fshehtas dhe publikisht duke ndihmuar gjithë të tjerët kundër përfaqësueses më të fortë sërbe”, ka thënë Vuçiç në videomesazh të filmuar nga Zyra për K&M.
Ai uroi Listën Serbe dhe theksoi se është pakufishëm mirënjohës popullit serb.
“Kjo për mua është besim i madh. Lista Serbe mori pa Serbicën dhe pa personat e zhvendosur në brendësi, 38. 533 vota ndërsa pasohet nga 3.217 vota. Sipas kësaj është tërësisht e qartë që Lista Serbe ka fituar padyshim të dhjetë mandatet dhe se do të jetë pengesë për sulmet e mëpasshme të Kurtit”, ka thënë Vuçiç.
Ky i fundit kujtoi se Albin Kurti “deri më dje, festonte shembjen në Beograd”.
“Kam frikë se tashmë duhet të kujdeset më shumë për veten dhe ekzistencës së tij në pushtet. Faleminderit popullit serb në Kosovë e Metohi për këtë besim, dashuri dhe mirëbesim. Gjithçka që mund t’ju them Kosova është Serbi dhe ju dua jashtëzakonisht”, ka thënë Vuçiç.
Përparim Rama pret në takim Dafina Zeqirin, i dhuron “Hyjnes...
Ndërron jetë babai i Salih Mustafës
PZAP ndëshkon Listën Serbe me 30 mijë euro për shkelje gjatë...
Policia e Kosovës në bashkëpunim me OSCE-në certifikon 18 in...
Hamza prezanton programin ekonomik: Grante për bizneset, ene...
Fshatrat e Suharekës përballen me mungesë uji për shkak të r...