Prokuroria Publike e Maqedonisë, ka hedhur poshtë të gjitha propozimet e palës mbrojtëse me përjashtim të Shenasi Mehmetit të cilin e ka pranuar si dëshmitarë në rastin “Kumanova”.
Propozimet e palës mbrojtëse janë hedhur poshtë nën arsyetimin se një pjesë e tyre nuk do të ndryshojnë gjendjen faktike derisa një pjesë nuk janë propozuar në kohën e duhur. Ndryshe Shenasi Mehmeti i punësuar në shërbimet e inteligjencës supozohet të jetë dëgjuar në bisedat e përgjuara derisa është duke biseduar me disa nga pjesëtarët e Grupit.
Pala mbrojtëse në seancën paraprake propozoi që si dëshmitarë të ftohen funksionarë të lartë të shtetit dhe të partive politike si Ali Ahmeti, Artan Grubi, Gordana Jankulovska, Sasho Mijallkov dhe të tjerë.
Bayerni do t’u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndes...
Sulm në një postë në Pakistan, vriten 8 persona dhe plagosen...
Shqipëria i bashkohet qendrës së ekselencës së NATO-s për mb...
Nura: Lushtaku nuk është ftuar për intervistim, në momentin ...
Nis takimi mes Kurtit dhe Marta Kos në Prishtinë
Ndërron jetë zyrtari i Policisë së Kosovës, Sheqir Ferizi