Maqedonisë mund t’i jepet datë konkrete në Samitin Evropian në vjeshtë, që unë e vlerësoj si reale, tha Kukan.
Maqedonia mund të merr datë për fillimin e bisedimeve për anëtarësim në Bashkimin Evropian në vjeshtë, ndërsa ky skenar është më pak real për Shqipërinë, deklaroi ish-deputeti evropian Eduard Kukan, i cili ishte kryetar i grupeve punuese për Bashkimin Evropian gjatë mandatit të tij.
Në intervistë për Asociacionin Slloven për politikë të jashtme, Kukan sqaroi se Maqedonia me vite i plotëson kriteret për anëtarësim në BE, por Bashkimi Evropian ka anuluar hapjen e bisedimeve, që për atë kjo do të thotë “turp dhe demotivuese”.
“Maqedonisë e Veriut mund t’i jepet një datë specifike në Samitin Evropian në vjeshtë, që unë e konsideroj reale”, tha Kukan, duke shtuar se ndërsa presidenti francez Emmanuel Macron kishte një qëndrim shumë kategorik për këtë çështje, duket se ka filluar të bjerë./Telegrafi/
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...