Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu dhe ekipi i tij kanë vendosur që mjetet për furnizim me automjet udhëtimi për nevojat e Kryetarit të Komunës të alokohen për bamirësi.
“Sot thirra në mbledhje ekipin tim për të diskutuar në lidhje me largimin e pikës 30 nga rendi i ditës i mbledhjes së Këshillit të Komunës që do të mbahet nesër e që ka të bëjë me kërkesën deri te Këshilli Komunal për furnizim me automjet udhëtimi për nevojat e Kryetarit të Komunës së Çairit. Pas konsultimit me ekipin tim morra vendim që mjetet për furnizim me automjet udhëtimi për nevojat e Kryetarit të Komunës të alokohen për: – trajtimin e fëmijëve me nevoja të veçanta; – ndërtimi I këndëve me lojra për fëmijë, si dhe mirëmbajtja e tyre; – mbështetja e organizatave humanitare”,thotë Ganiu
Ai gjithashtu thotë se për realizimin e obligimeve të përditshme të punës do të vazhdoj t’a shfrytëzoj veturën time personale./Tetovasot
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...