Şentop gjatë ditës së nesërme do të marrë pjesë në Kongresin e 5-të Ndërkombëtar të Shkencave Sociale të organizuar nga IBU, nën mbikëqyrje të vet kryeparlamentarit turk.
Kryetari i Parlamentit të Madh Kombëtar të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop, në kuadër të vizitës së tij në Maqedoninë e Veriut ka mbërritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, raporton Anadolu Agency (AA).
Şentop dhe delegacioni i tij u pritën nga ambasadorja turke në Shkup, Tülin Erkal Kara, si dhe nga përfaqësues të institucioneve dhe organizatave turke në vend.
Siç është paralajmëruar, Şentop gjatë ditës së nesërme do të marrë pjesë në Kongresin e 5-të Ndërkombëtar të Shkencave Sociale të organizuar nga Universiteti Ndërkombëtar Ballkanik (IBU), nën mbikëqyrje të vet kryeparlamentarit turk.
Ai gjithashtu do të marrë pjesë në programin që do të organizohet nga Presidenca e Turqve Jashtë Vendit dhe Komuniteteve Mike (YTB), si dhe do të zhvillojë vizita në disa qytete të vendit.
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...
A u rregullua raporti Alba dhe Benita pasi që Benita i kërko...
Moti sot kryesisht me vranësira