Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Turqi me ftesë të homologut të tij turk, Binali Yıldırım, transmeton Anadolu Agency
Sipas një njoftimi nga Qendra e Shtypit e Kryeministrisë së Turqisë, vizita zyrtare e kryeminstrit Zaev në Turqi do të zhvillohet më 11 dhe 12 shkurt.
Në kuadër të vizitës, kryeministri maqedonas do të realizojë takim kokë më kokë me kryeministri turk dhe takime mes delegacioneve të të dy vendeve, ku do të diskutohen çështje dypalëshe dhe rajonale.
Në njoftim po ashtu theksohet se Turqia dhe Maqedonia kanë lidhje vëllazërore të forta që datojnë nga e kaluara.
“Një nga elementet më themelore të lidhjes së fortë vëllazërore mes dy vendeve janë bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Maqedoni. Turqia i jep rëndësi të madhe zhvillimit të marrëdhënieve dypalëshe me Maqedoninë në çdo fushë, ndërsa po ashtu mbështet fuqimisht integrimin e Maqedonisë në strukturat euroatlantike duke synuar paqen dhe stabilitetin e Maqedonisë dhe Ballkanit”, thuhet në njoftimin e kryeministrisë turke./AA
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...