Kryeministri Zoran Zaev sot në Strumicë hapi Zyrën për kontakt me qytetarët.
Siç njoftojnë nga shërbimi qeveritar për shtyp, kjo zyrë paraqet edhe një mjet për komunikim me qytetarët, vend ku qytetarët do të mund t’i adresojnë problemet dhe propozimet e tyre.
“Në mënyrë të thjeshtë dhe të lehtë, çdo qytetar i Komunës së Strumicës, por edhe nga komunat ngjitur do të mund të caktojnë takim me kryeministrin Zaev, ndërsa takimet do të mund të realizohen gjatë fundjavave”, thuhet në njoftim.
Mbështetje në këtë proces qytetarët do të mund të marrin edhe nga punëtorët e Zyrtës, prej të cilëve është edhe Dushka Bellçovska, e ëma e Vericës e cila me dhurim të organeve shpëtoi jetë njerëzish./Telegrafi/
Asnjëri kandidat s’i merr votat e mjaftueshme për gjyqtarë n...
Arrestohet një i dyshuar për përfshirje në sulmin terrorist ...
Kryetari i Ferizajt reagon për vdekjen e nxënësit 15-vjeçar
Vajzat e Kosovës gati për ndeshjen ndaj Bullgarisë
Irani nuk do ta mbyllë më kurrë Ngushticën e Hormuzit, thotë...
Konflikt mes fqinjëve në Tiranë, plagoset me armë zjarri 45-...