Mijëra kroatë, përkrahës të së djathtës ekstreme janë mbledhur në një fshat në jug të Austrisë për të përkujtuar masakrën e kroatëve pro nazistë nga komunistët në fund të luftës së dytë botërore.
Ngjarja e diskutueshme vjetore u mbajt të shtunën afër fshatit Bleiburg. Për nacionalistët kroatë, vendi simbolizon vuajtjet e tyre nën sistemin komunist në ish Jugosllavi para se kroatët të luftojnë për pavarësi në vitet 1990.
Dhjetëra, mijëra kroatë, pjesa më e madhe ushtarë pro fashistë, ikën në Bleiburg në maj të vitit 1945 në mes të ofenzivës së ushtrisë jugosllave, dhe më pas u kthyen mbrapa nga Austria nga ushtria Britanike dhe në duart e anti-fashistëve. Mijëra të ashtu quajtur Ustashët u vranë në Bleiburg dhe rreth tij.
Grupet anti-fashiste në Austri kanë mbajtur protesta gjatë këtij përkujtimi, shkruan FoxNews, transmeton GazetaExpress
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Tërmet i fuqishëm godet kufirin ShBA-Kanada
Shuma e jashtëzakonshme e parave që Salah mund të fitojë nës...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Qyteti ukrainas goditet nga një sulm “masiv”
Sot, në orën 23:59 mbyllet afati i subjekteve politike për d...