Nuk është pritur mirë në Kroaci krahasimi me Holokaustin, që Vuçiç i ka bërë Ollujës, ndryshe betejës së fundit të kroatëve kundër serbëve në gushtin e vitit 1995, për një nga territoret e vëna në diskutim përgjatë shpërbërjes së Jugosllavisë.
Përgjigjen e ka marrë nga Ministri i Punëve të Jashtme të Kroacisë, Gordan Radman, ka thënë se ndjen keqardhje që politika në Beograd është shumë afër politikës së dështuar të Sllobodan Millosheviçit.
“Na vjen keq që udhëheqja politike në Beograd është në prag të politikës së dështuar të Sllobodan Millosheviqit të Serbisë së Madhe, dhe ndërhyrja në punët e brendshme të një shteti tjetër, është në kundërshtim me parimet themelore të raporteve ndërkombëtare dhe së drejtës ndërkombëtare”, ka thënë ministri kroat./lapsi.al/
Rama: Rreth 50% e shkollave në Kryeqytet kanë çështje të sig...
SHBA-ja pritet të prezantojë një koalicion për shoqërim anij...
Shkrumbohet kamioni në bypass-in e Vlorës, dyshohet shkëndij...
38-vjeçari i vrarë në Gjakovë, xhaxhai i ish-finalistes së B...
Prokuroria mbyll çështjen e saj në rastin Thaçi dhe tjerët k...
Këta janë fituesit e Oscars 2026