Ajo ka qenë anëtare e BE-së për gjashtë vjet, dhe tani Komisioni i ka dhënë Kroacisë dritën e gjelbër për t’u bashkuar me zonën Shengen.
“Është një zonë që vjen me liri dhe privilegje, por edhe me përgjegjësi të mëdha, anëtarësimi në këtë klub nuk është diçka që ne e marrim me lehtësi”, sqaroi komisioneri grek, Dimitri Avramopoulos, transmeton portali arbresh.info.
Pas katër vjetësh vlerësimi, Komisioni thotë se Zagrebi plotëson kushtet e nevojshme për të qenë pjesë e zonës së udhëtimeve pa pasaporta.
Vendet që bashkohen duhet të jenë në gjendje të ofrojnë sigurinë e kufirit të jashtëm të bllokut – një temë e ndjeshme politike për shkak të migrimit që prej vitit 2015.
“Aderimi i ardhshëm në Shengen i Kroacisë, por edhe Bullgaria dhe Rumania është gjithçka më e rëndësishme dhe e nevojshme duke pasur parasysh sfidat migratore dhe të sigurisë së sotme”, tha Avramopoulos.
Kjo gjë është një pikë e keqe për Rumaninë dhe Bullgarinë – anëtare që nga viti 2010, atyre ende nuk u është dhënë qasje në Shengen.
Por çështja ka ndarë edhe eurodeputetët.
“Për Kroacinë, nuk është vetëm një lloj kënaqësie. Është një lloj angazhimi për të përmirësuar atë që është e nevojshme për të kapërcyer problemet e saj”, tha deputeti socialist kroat Tonino Picula.
Tani u takon udhëheqësve kombëtarë të BE-së të vendosin nëse do ta lejojnë Kroacinë të bashkohet me këtë klub./arbresh.info/
Fantastik Asllani, asiston në në ndeshje ndaj Bayernit
KEK-u shkyç Njësinë B1 për shkak të rrjedhjeve të avullit
Tri gjigantë të Premier League pas Jules Kounde
Osmani: Tre kampionë që vazhdojnë ta bëjnë Kosovën krenare
Arabia Saudite njofton investime të reja të mëdha në Siri
Të paktën tre të vrarë nga sulmet e fundit ruse në Ukrainë