Kuvendi i Maqedonisë duhet të vendosë mbi datën e re të zgjedhjeve lokale, të shndërruara tashmë në një problem tjetër krahas pengesave për formimin e qeverisë së re. 15 maji shënon ditën e skadimit të mandatit 4-vjeçar për 80 kryetarë komunash, 10 nga të cilët përbëjnë qytetin e Shkupit si njësi e veçantë e pushtetit lokal.
Votimet duhet të ishin zhvilluar muajin që shkoi, por për shkak të krizës politike në vend,
nuk u arrit që ato të shpalleshin në afatin e paracaktuar. Krerët e grupeve parlamentare janë thirrur në takim nga kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, ku pritet të vendoset mbi ndryshimet e nevojshme për shtyrjen e zgjedhjeve dhe zhbllokimin e punës së komunave, që do të pasojë pas skadimit të mandatit të tyre në mesnatën e së hënës.
Mosgjetja e një zgjidhjeje do të bllokonte gjithë pushtetin lokal me pasoja të rënda për qytetarët.
Zyrtarët shpjegojnë se mijëra të punësuar nuk do të marrin dot pagat, nuk do të jepen leje ndërtimi, nuk do të funksionojnë shërbimet nëpër komuna e as transporti publik.
Garda Revolucionare: Nëse SHBA kalon vijat e kuqe, përgjigja...
Haxhiu në mbështetje për të mbijetuarit e dhunës seksuale gj...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Policia jep detaje për rastin në Llaushë të Skenderajt, vikt...
Një muaj paraburgim ndaj pejanit për shitje dhe blerje të na...
Kriza me derivate, ndërmarrja “Trepça” ndan 400 mijë euro pë...