Zvonko Veselinoviq, biznesmeni problematik nga Kosova, i cili ka qenë i ndjekur dhe dënuar për krime në të kaluarën, është fotografuar në një kontramiting që po organizohet para Kuvendit të Serbisë nga presidenti serb, Aleksandar Vuçiq.
Veselinoviq, i cili është lidhur me shumë aktivitete kriminale dhe kompanitë e tij marrin kontrata shtetërore, është fotografuar në këtë ngjarje, shkruan nova.rs.
Siç ka raportuar më parë Istinomer, Veselinoviq është arrestuar disa herë për krime të ndryshme. Rasti i parë ka ndodhur në vitin 2003, në rrugën Rashka – Kralevë, kur ai u ndalua së bashku me tre persona të tjerë. Në veturë u gjetën tre kilogramë e 190 gram heroinë, me një vlerë prej 150 mijë eurove. Në muajin gusht të vitit 2004, Veselinoviq u arrestua nën akuzën për pjesëmarrje në vrasjen e Slavisa Maksimoviça, dhe në fund të vitit 2005 u arrestua në qendër të Mitrovicës së Veriut për vjedhje veture.
Gjatë verës dhe vjeshtës së vitit 2011, serbët e veriut të Kosovës ngritën barrikada në kalimet administrative Jarinje dhe Brnjak, me qëllim që të parandalonin Eulex-in që të kalonte doganierët shqiptarë. Pati disa përplasje me policinë, dhe gjatë njërit prej incidenteve, u vra një anëtar i policisë speciale të Kosovës. Komandanti i KFOR-it, Erhard Drevs, i ka etiketuar Zvonko Veselinoviq dhe vëllain e tij, Zharko, si organizatorët e incidenteve në barrikada.
Në dhjetor të vitit 2011, Veselinoviq u arrestua së bashku me vëllain e tij në Kopaonik, dhe në aktakuzën ndaj tij, Milan Radoiçiq dhe Dragan Çurçiq, thuhet se ata kanë uzurpuar 32 kamionë të kompanisë së leasingut “Hipo Alpe – Adrija Leasing” dhe kështu kanë fituar të paktën 237 milionë dinarë (2.02 milionë euro). Gjykata e Apelit i shpalli të pafajshëm akuzat ndaj Veselinoviqit dhe Radoiçiqit, ndërsa Çurçiq u dënua me tre vjet burg.
Po ashtu, gjykata e shpalli të pafajshëm edhe në një rast tjetër për nxjerrjen e paligjshme të zhavorrit në Korridorin 10, ku përveç tyre dy, në aktakuzë u përfshinë edhe Ivan Stamenoviq dhe biznesmeni nga Krushevci, Goran Makragiq.
Universiteti i Prishtinës feston 56-vjetorin e themelimit
Kryeministrja e Danimarkës: Trump ende i interesuar për ta m...
Parashikimi i motit në Shqipëri/ Si do variojnë temperaturat...
Përvjetori i Pavarësisë së Kosovës shënohet në Kapitolin e S...
Baby G eliminohet nga Big Brother VIP Albania
Trump i jep Iranit një muaj afat: Përndryshe, do të pasojnë ...