Në Kuvendin e Maqedonisë u mbajt seanca konstituive e Grupit parlamentar ndërpartiak që do të punojë në përparimin e të drejtave të komunitetit LGBTI.
Në këtë grup bëjnë pjesë 13 deputetë të përbërjes së tanishme nga parti të ndryshme politike, si nga BDI-ja LSDM-ja, RDM-ja, PLD-ja dhe PRSD-ja.
Misioni i këtij grupi është që të shfrytëzojnë të gjitha meganizmat kuvendor për, siç thonë, ndërtimin e një shoqërie ku orientimi seksual dhe identiteti gjinor nuk do të jetë pengesë për gëzimin e të gjitha të drejtave dhe lirive të njeriut.
Nga Rrjeti kombëtar për luftë kundër homofobisë dhe transfobisë vlerësojnë se ky është një hap i Kuvendit për të treguar se deputetët punojnë për të gjithë qytetarët, pa dallim të orientimit seksual dhe identitetit gjinor./Telegrafi/
Hap fals i Cityt dështon të fitojë ndaj Tottenhamit, “...
Pas 8 orësh, hapet për qarkullim aksi Elbasan-Qafë Thanë
Pula flet për manipulimet e votave: E papritur, s’ka ndodhë ...
Vëllaznimi shënon fitore të madhe në luftë për mbijetesë
Florent Hasani shkëlqen me dy gola ndaj Adana Demirsporit
ZYRTARE: Hekuran Berisha rikthehet tek Dukagjini