Koordinatorja nacionale e zgjedhjeve në Prokurorinë e Shtetit, Laura Pula, i ka quajtur të papritura manipulimet e votave në zgjedhjet e 28 Dhjetorit.
Sipas saj, me vite nuk ka ndodhur diçka e tillë. Ndërsa foli edhe për deputetin Fikrim Damka nga partia e turqve “KDTP”, për të cilin tha se gjithsesi duhet të intervistohet në rastin ku dyshohet se ka pasur manipulime të votave. I cili pas rinumërimit humbi mandatin e deputetit.
Sipas Pulës, “i tërë opinioni është kah e di që një vjedhje kaq e madhe, një falsifikim i votave në mënyrë masive vërtet s’ka ndodhur vite me radhë”, ka thënë Pula në Info Magazine të Klan Kosovës.
“E them se s’ka ndodhur, ngase që nga viti 2013 unë përcjell, ngase jam koordinatore nacionale e zgjedhjeve në nivel vendi, dhe në reflektim të pasojave të vitit 2010 kur ishin zgjedhjet pothuajse mjaft të këqija asokohe, ne patëm marrë iniciativë, sistemi prokurorial, që të bëjmë një memorandum bashkëpunimi me të gjitha institucionet relevante, duke filluar nga KQZ-ja, Policia e Kosovës, Këshilli Gjyqësor, dhe ne si sistem prokurorial, me të vetmen moto, ne u futëm aty – mbrojtja e votës së qytetarit”.
“Dhe kjo ka dhënë rezultate të pamohueshme”.
“Manipulimi i votave të qytetarit [në zgjedhjet e 28 dhjetorit] për deputetë të Republikës së Kosovës, për Kuvend, vërtet ishin të papritshme për ne”.
Ndërsa, ajo foli edhe për rastin e deputett Fikrim Damka, duke theksuar për intervistimin e tij.
“Me siguri që po [që duhet të intervistohet]”, ka thënë Pula.
“Gjithsesi. Unë sa e di, e kemi vetëm një rast që një deputet e ka humbur mandatin, edhe është ky deputet [Fikrim Damka]. Nuk e kam vërejtur që ka mandate të humbura për deputetë të tjerë, pavarësisht tendencave që t’iu rrisin numrin e votave me qindra a mijëra, prapë nuk kanë arritur kuotën e saktë nga vendi prej nga vijnë për me u ba deputetë”.
“Prandaj, është i vetmi ky kandidat që e ka humbur mandatin e deputetit dhe pa mëdyshje që duhet të intervistohet”, tha Pula.
“Të jemi të qartë, kjo është çështje ekskluzive e Kryeprokurorit të Prokurorisë përkatëse për ta vazhdu hetimin deri në fund”.
Jude Bellingham humb disa përballje të rëndësishme pas lëndi...
Arrestohet grupi pas sulmeve në aeroportin e Damaskut, armët...
Takim sekret në Pentagon, SHBA-të dhe Izraeli përballë Irani...
Bora dhe ngricat, Komuna e Prishtinës: Ekipet janë në terren...
Juventusi fiton me rezultat të thellë në udhëtim tek Parma
Atentat në Lezhë, i riu qëllohet me breshëri plumbash brenda...