Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi deklaroi se tashmë përgatitet paketa e katërt ekonomike, dhe me këto masa mund të mbështeten kompanitë që janë të prekura nga kriza.
Ai paralajmëron reforma tatimore por edhe subvencione të drejtpërdrejta për firmat të cilat investojnë gjatë vitit të ardhshëm.
“tani jemi duke punuar një set të ri të katërt ekonomik në mënyrë që të përcaktojmë sektorët që kanë më së shumti nevojë për mbështetje nga shteti. Sigurisht, do të kemi reforma tatimore dhe në mënyrë të drejtpërdrejtë do të ketë subvencionim të kompanive të cilat gjatë vitit 2021 do të investojnë dhe me këtë do të krijojnë vende të reja të punës”, tha Bekteshi.
PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, certifikon Listën Serbe për t...
Orav përshëndet konsolidimin e qeverisjes lokale në 20 komun...
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...