Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovacevski, ka pritur në takim presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, të cilit i ka uruar bisedime të suksesshme sot në Ohër.
Kovacevski, në një shkrim në Facebook, tha se i uroi Vuçiqit bisedime të rëndësishme për stabilitetin e rajonit, ruajtjen e paqes dhe rrugën që çon drejt një të ardhmeje të begatë për gjithë rajonin.
“Mirëpritje e ngrohtë në Ohër për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq Në takimin dypalësh që patëm sot në mëngjes, mbi të gjitha i urova atij bisedime të suksesshme, të rëndësishme për stabilitetin rajonal, ruajtjen e paqes dhe rrugën që të çon drejt një të ardhmeje të begatë, jo vetëm për Serbisë dhe Kosovës, por për të gjithë rajonin”, ka shkruar Kovacevski në Facebook.
Mes trazirave gjeopolitike në kontinentin evropian, sigurimi i një të ardhmeje të qëndrueshme dhe anëtarësimi në BE, sipas kryeministrit maqedonas, është përgjegjësia dhe përfitimi për shtetet dhe qytetarët. /arbresh.info/
Stuhia godet Portugalinë, shkon në 16 numri i viktimave
Konferenca e sigurisë në Mynih nxori në pah dallimet SHBA-Ev...
Nga Trump dhe Starmer, te Bill Gates dhe Kim Kardashian, Pro...
Zemra e njeriut mund të rigjenerojë qelizat e veta muskulore...
Napoli dhe Roma ndajnë pikët në derbin e javës në Serie A
Fjalori i Gen Z për dashurinë