Kryeministri Dimitar Kovaçevski në intervistën e tij për TV Sitel në lidhje me kërkesën e opozitës dhe sindikatave për harmonizimin e pagave tjera u shpreh se është e papërgjegjshme të bllokohet shteti në kohë krize dhe se qasje ndaj kësaj çështje do të realizohet me dialog njëlloj si me pagën minimale.
“Me dialog erdhëm në zgjidhje që paga minimale të rritet në 18 mijë denarë. Mendoj se është e dinjitetshme për arsye se secili punëtor meriton të vlerësohet dhe me 18 mijë denarë nuk janë mjaftueshëm, por kjo qeveri rriti për 100% që kur hyri në qeveri kur paga minimale ishte 9.000 denarë”, tha Kovaçevski.
Ai tha se rritja e pagës minimale në 18 mijë denarë është dëshmi se qeveria ka për qëllim rritjen e standardit jetësor të qytetarëve.
Sipas tij, rreth 17 mijë punëtorë në sektorin publik do të marrin 18 mijë denarë si pasojë e rritjes së pagës minimale./Telegrafi/
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...
Publikohet fotoja e jashtëzakonshme e Tokës