Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski sot në Shkup priti dhe u takua me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri dhe Josep Borell dhe Komisionerin për Politika Fqinjësore dhe Zgjerim, Oliver Varhelyi.
Siç njotojnë nga Qeveria, në takim u bisedua për rëndësinë e hapit të ardhshëm të Maqedonisë së Veriut në integrimet evropiane, si çështje me rëndësi për perspektivat e vendit tonë dhe për stabilitetin e rajonit dhe Evropës.
“Kryeministri Kovaçevski falënderoi përfaqësuesit e lartë evropianë për kontributin e tyre, si dhe partnerët evropianë, për suksesin e përbashkët në hapjen e negociatave të Maqedonisë së Veriut me Bashkimin, korrikun e kaluar”.
“Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, siç theksoi kryeministri Kovaçevski, është e fokusuar në agjendën evropiane, punon në zbatimin e reformave, në avancimin e marrëdhënieve fqinjësore në frymën e vlerave evropiane dhe është e përkushtuar për suksesin në hapin tjetër në integrimin evropian”, thuhet në njoftim.
Takimi i kryeministrit me përfaqësuesit evropianë u zhvillua para fillimit të takimit të gjashtëmbëdhjetë të Këshillit të Stabilizim Asociimit ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Bashkimit Evropian, i cili do të mbahet sot në Shkup, i cili do të kryesohet nga Kryeministri Dimitar Kovaçevski dhe përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri dhe nënkryetari i Komisionit Evropian, Josep Borell.
Ambasada e SHBA-së në Bagdad sulmohet me raketë, goditet hel...
Kurti shtroi iftar për myftiun Tërnava
Therje me thikë në Prishtinë, policia jep detaje mbi rastin
Izraeli dhe Libani do të zhvillojnë bisedime pas përshkallëz...
Tri vetura përfshihen në një aksident në rrugën Prishtinë-Li...
BE: Serbia të zgjedhë mes Rusisë dhe Evropës