“Për shkak të “përleshjeve patetike të koalicionit të Kiril Petkov” dhe “ish Partisë Komuniste”, ne nuk mund t’i ofrojmë ndihmë ushtarake Ukrainës me pajisje mbrojtëse, tha për “BNR” eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev.
Ai është i mendimit se qeveria bullgare po demonstron “sjellje të turpshme”.
“Nuk e di pse duhet të nxitojmë,” tha Kovaçev për qëndrimin e Bullgarisë mbi procesin e negociatave me Maqedoninë e Veriut.
Sipas Kovaçevit, “Maqedonia e Veriut ka frikë të bëjë një hap përpara dhe t’i kthejë shpinën trashëgimisë jugosllave, ndërsa në të njëjtën kohë është më pak e reformuar, së bashku me Serbinë, nga republikat e tjera të ish-Jugosllavisë”.
Eurodeputeti beson se kabineti i kryeministrit bullgar Petkov po demonstron “skizofreni absolute” në aspektin e prioriteteve të politikës së jashtme./Telegrafi/
Përurohet Instituti i Anatomisë Patologjike në QKUK
Kurti paralajmëron takim me liderët e opozitës për çështjen ...
“Ia dhashë 28 dhjetorin për zgjedhje”, Kurti i kundërpërgjig...
Kurti: Duhet marrëveshje me opozitën për presidentin, jo zgj...
Gjykata ia cakton Gjestit 30 ditë paraburgim
Rama: Parlamenti do të votojë shpalljen e Iranit si shtet sp...