
Greek Foreign Minister Nikos Kotzias speaks during a joint press conference with German Foreign Minister following talks, months before Greece's third and final bailout comes to an end, on May 29, 2018 in Berlin, Germany. (Photo by Tobias SCHWARZ / AFP) (Photo credit should read TOBIAS SCHWARZ/AFP/Getty Images)
“Shpresoj që gjithçka të jetë në rregull me marrëveshjen e Prespës, pasi në të kundërtën ata që besojnë në zgjidhje të lehta, do ta shohin se sa të vështira mund të bëhen punët”, tha dje ish-ministri i Punëve të Jashtme i Greqisë, Nikos Kotzias.
Në lidhje me dorëheqjen e tij, Kotzias tha se është masë e ndershme pas ofendimeve dhe akuzave që janë bërë në drejtim të tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Kotzias, për ofendimet dhe akuzat “ekzistojnë interesa, por ka edhe normalitet”.
“Kërkoni nga kryeministri i vendit që ta publikojë dorëheqjen time që është nëntë faqe dhe nëse dëshiron mund të publikohet. Por, të jap dorëheqje për shkak të arsyeve që kam theksuar dhe të thotë se është e pakuptimtë …, vërtetë kjo është e pakuptimtë”, tha Kotzias.
Sipas disa informacioneve Kotzias ka dhënë dorëheqje për shkak të akuzave nga ministri i Mbrojtjes Panos Kammenos, për udhëheqjen e MPJ-së dhe fonde të fshehta.
Hoxha: Shqipëria e vlerëson shumë miqësinë dhe partneritetin...
Do të ketë më shumë raste të hantavirusit në javët e ardhshm...
Parashikimi i motit për të enjten
Inter e fiton edhe Kupën e Italisë
Trump në Kinë me titanët e teknologjisë amerikane, çfarë pri...
Konjufca: Nëse VV i merr mbi 51%, nuk ka zgjedhje deri në vi...