Ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Kotzias pas takimit me Nikolla Dimitrov ka folur me një fjalor ndryshe në dallim me marrëdhëniet Greqi-Maqedoni deri tani.
“Jemi takuar për një të ardhme të përbashkët mes dy shteteve. Jam shumë i lumtur që është realizuar ky takim. Do të bashkëpunojmë për gazsjellësin, për arsimin, policinë dhe diplomacinë tonë. Së bashku me Bullgarinë dhe Shqipërinë do të ulemi për të diskutuar për projekte të përbashkëta mes Maqedonisë dhe Greqisë, së bashku me ta. Si ministër i Punëve të Jashtëm jam i kënaqur për këtë takim pas disa vjetëve pa ndonjë takim. Deri tani nuk kemi pasur asnjë tentim për marrëdhënie fqinjësie”.
“Shumë afaristë janë të interesuar të zhvillojnë biznese të përbashkëta. Jam i lumtur se Maqedonia nuk ka pasur dënime nga Greqia në të kaluarën. Jemi për stabilitet mes dy shteteve. Jemi për pavarësi dhe ruajtje të integritetit dhe demokracisë në vend. Anëtarësimi juaj në NATO do të thotë lehtësim për ne si Greqi por edhe zhvillim të rajonit. Kjo kërkon që të punojmë së bashku për të eliminuar problemet e paqena”, tha mes tjerash Kotzias pas takimit me Nikolla Dimitrov.
Haxhiu kujton Luan Haradinajn: Një nga luftëtarët e orëve të...
Kupchan thotë se Kosova më përpara mund të bëhet anëtare e N...
Aksioni në Agjencinë Kadastrale, prangosen pesë persona për ...
Dy kosovarë dyshohen për vepra penale në Vjenë, bastisje në ...
Prestianni mund të humbasë dy ndeshjet e para të Botërorit
Koundé: Vinicius është rivali që më ka bërë të vuaj më shumë