Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Greqisë dhe nënshkrues i marrëveshjes së Prespës mes Greqisë dhe Maqedonisë, Nikos Kotzias, sot mbajti fjalim në Kuvendin e Greqisë gjatë debatit për ratifikimin e marrëveshjes së Prespës.
Ai tha se kanë arritur marrëveshje historike dhe e kritikon opozitën konservative për shkak të kundërshtimit të marrëveshjes së Prespës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Marrëveshja e Prespës zgjidh problem që ju nuk mund ta arrinit, dhe në të njëjtën kohë njëlloj mund ta kritikoni qeverinë. Arritëm marrëveshje historike. Nuk keni mundësit të bëni një marrëveshje të tillë, dëshironi vetëm ta shfrytëzoni për promovime personale”, deklaroi Kotzias.
Kotzias dha dorëheqje në tetor të vitit të kaluar kur u ballafaqua me ministrin e atëhershëm të mbrojtjes, Panos Kammenos, në lidhje me marrëveshjen dhe gjatë mbledhjes së qeverisë greke.
Shkupi në alarm nga gjarpërinjtë
Propozohet rezolutë në Kuvendin e Serbisë për dënimin e krim...
E akuzoi për lidhje me Gjestin, Loredana Brati i kundërpërgj...
Kos: Shqipëria “basti im”, integrimi në BE brenda mandatit t...
Manchester United synon Ederson nga Atalanta
Protesta në Shkup për provim të Jurisprudencës në shqip, Mic...