Lama e ngordhur së fundmi është trajtuar në bashkëpunim me Fakultetin e Mjekësisë Veterinare. Gjithçka është bërë nga pikëpamja mjekësore. Një autopsi tregoi se ajo kishte tuberkuloz, një sëmundje për të cilën nuk ka shërim tek kafshët. Kështu ka bërë të ditur sot Kopshti Zoologjik i Shkupit, përmes një postimi në profilin e tyre në Facebook, në të cilin japin shpjegime për tërë procesin e trajtimit të llamës së ndjerë.
Kopshti Zoologjik i Shkupit e njoftoi këtë sot pasi Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë njoftoi se aty kanë ngordhur dy lama.
“Rezultatet e autopsisë dhe PCR të kësaj lame treguan tuberkuloz, në një proces që ishte më shumë se pesë vjeç. Nuk ka asnjë kurë apo vaksinë për këtë sëmundje tek kafshët dhe shpesh kafshët e infektuara nuk shfaqin asnjë simptomë për vite me radhë. Në bashkëpunim me Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), janë kryer analiza për tuberkuloz në të gjitha lamat. Ata janë nën mbikëqyrjen mjekësore”, thuhet në njoftimin e Kopshtit Zoologjik të Shkupit./Telegrafi/
Presidentja Osmani takohet me Ministrin e Jashtëm të Vanuatu...
Sa miliona mund t’i kursejë Juventusi, nëse Motta rikthehet ...
Bisedimet ShBA – Iran mbyllen pa marrëveshje, palët shprehin...
Nisin hetimet për manipulime të votave në Ferizaj, Shtime dh...
Kërkohet paraburgim për 22 kryesues në Gjakovë, dyshohen për...
Rama i lumtur për miratimin e buxhetit: Imazh si funksionon ...