Stacioni policorë për siguri në komunikacion dhe rrugë-Tetovë, me intensitet të lartë vazhdon me aktivitetet, për rendë më të madh në rrugët, lidhur me gabim parkimin në pjesën qendrore të qytetit, edhe atë nëpër rrugët ,,Ilinden,, ,,Iliria,, ,,Bllagoja Toska,, dhe ,,29-nëntori,,.
Dje (14-mars) janë zbuluar dhe në mënyrë adekuate janë sanksionuar 15 vozitës, të cilët veturat e tyre i kanë parkuar në mënyrë të paregullt, gjegjësishtë gabim të parkuara. Vozitësve u janë pregaditur parashtresa adekuate, kështu që veturat janë ngritur nga ana e shërbimit të karotrecit (merimangës).
Aktivitete të këtilla dhe të ngjajshme me këto, janë të planifikuara deri në fund të këtij muaji, gjegjësishtë gjatë muajve të verës, kur edhe pritet rritja e intesitetit të veturave në trafik nëpër rrugët e Tetovës.
Gjithashtu gjatë ditës së djeshme, janë zbuluar 4 vozitës fillestarë, 2 vozitës të cilët kanë drejtuar automjetin pa patent shoferi dhe një vozitës që ka drejtuar veturën nën ndikim të alkoolit.
Këto dhe shkelje tjera të konstatuara gjatë ditës së djeshme janë rumbullaksuar me 10 fletëpagesa për kundërvajtje dhe 11 fletëpgaesa të detyrueshme pët kundërajtje.
Publikohen pamje të rënda disa minuta pas aksidentit me fata...
Konfirmuar rasti i parë i murtajës së rumanitëve të vegjël n...
Osmani nis takimin me Emilija Rexhepin
Nis gjykimi ndaj Nagip Krasniqit, sërish deklarohet i pafajs...
7 vjet burg të akuzuarit që shkaktoi aksidentin ku vdiq mjek...
Liverpoolit i bëhet thirrje ta pensionojnë numrin 20 në nder...