Policia e Maqedonisë dje në mëngjes në rrugën Strumicë-fshati Dorashinci, ka konfiskuar rreth 50 kilogram marihuanë.
Për këtë rast nga policia thonë se kanë paditur D.T (33) nga fshati Vlladevci, K.K (26) nga fshati Selempli, si dhe një person të panjohur, për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprës penale “prodhim të paligjshëm dhe lëshim në treg të lëndëve narkotike”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Zëdhënësja e SPB Strumicë Hrizantema Rendevska, tha se pas informatave të marra dhe aktiviteteve të koordinuara, zyrtarët policorë kanë marrë masa për zbardhjen e rastit.
Ajo shtoi se policia është duke marrë masa edhe për arrestimin e të dyshuarit të parë K.K, si dhe identifikimin e personi të panjohur.
Zelensky: 11 vende kërkojnë ndihmën e Ukrainës kundër dronëv...
Parashikimi i motit për nesër
Karbohidratet e shëndetshme
Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset 39-vjeçari nga ...
Pochettino në “radarin” e Real Madridit, si pasu...
Kurti zhvillon telefonatë me Marta Kos: Integrimi në BE, pri...