Komisioni për Çështje Kushtetuese e miratoi edhe amendamentin e katërt

21:14 | 11 Nëntor 2018

Komisioni për Çështjet Kushtetuese, me nëntë vota për, pesë kundër dhe asnjë të përmbajtur, mbështeti amendamentin e katërt të Kushtetutës që ka të bëjë me zbatimin e marrëveshje së Prespës në mes Maqedonisë dhe Greqisë.

Me miratimin e këtij amendamenti, Komisioni përfundoi debatin mbi katër propozim amendamentet.

Me amendamenti e katër është propozuar që pavarësisht konfirmimit të identitetit maqedonas, të qëndroj se Republika mbron të drejtat dhe interesat e qytetarëve të saj që jetojnë ose qëndrojnë jashtë vendit dhe promovon lidhjet e tyre me atdheun e tyre.

Në ditët e kaluara Komisioni miratoi tre ndryshime në Kushtetutë. Me amendamentin e parë propozohet zëvendësimin e fjalës Republika e Maqedonisë me Republikën e Maqedonisë Veriore kudo në Kushtetutë, përveç nenit 36, ku ekziston një aspekt historik, me amendamentin e dytë ndërhyhet në Preambulë aktit më të lartë juridik, ku vendimet e KAÇKM-së u zëvendësohen me shpalljen e KAÇKM-së dhe marrëveshjen kornizë të Ohrit, ndërsa me amendamentin e tretën shtohet një paragraf i ri që deklaron respekt për sovranitetin, integritetin territorial dhe pavarësinë politike të vendeve fqinje.

Debati i amendamenteve në Komisionin për Çështje Kushtetuese filloi nga 7 nëntori dhe ishte parashikuar të zgjatë 12 ditë.

Seanca plenare në të cilin duhet të rishikohen propozim amendamentet është planifikuar për në 1 dhjetor. Projekt amendamentet janë themeluar me shumicë të thjeshtë ose 61 vota. Pas miratimit të amendamenteve në Kuvend, do të organizohet diskutim publik, me çka Qeveria përgatit propozim amendamentet dhe i dorëzon ato përsëri në Kuvend, të cilat duhet të miratohen me shumicën dy të tretat e votave ose së paku 80 deputetë.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara