Sot për Propozim-ligjin për regjistrim, në lexim të parë, debatoi Komisioni për Çështje Evropiane i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me të cilin kryesonte kryetari i Komisionit, Arbër Ademi.
Ademi, theksoi se bëhet fjalë për ligj të rëndësishëm, me të cilin do të mundësohet regjistrimi i popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut në periudhën prej 1-21 prill 2021, duke pas parasysh se regjistrimi i fundit në vend u zbatua në vitin 2002, ndërsa regjistrimi në vitin 2011 nuk u realizua. Për nevojën e zbatimit të regjistrimit, theksoi, se si vend-anëtarë i OKB-së jemi të obliguar të realizojnë Regjistrimin, që do të jenë në pajtim me Rekomandimet e miratuara ndërkombëtare për regjistrimet e popullsisë dhe ekonomive familjare, të përgatitura nga ana e Komisionit Ekonomik për Evropë të Kombeve të Bashkuara dhe të Eurostatit.
Në debat morën pjesë deputetët: Halil Snopçe, Dafina Stojanoska, Zhaklina Peshevska, Zeqir Ramçilloviq, Kastriot Rexhepi, Mirçe Axhioski, Marija Petrushevska, Beti Stamenkoska-Trajkoska, Lidija Petkoska.
Në diskutimet e tyre i përbashkët ishte konstatimi se shtetit i duhet ligj i mirë dhe cilësor për regjistrim, për të cilën u paralajmëruan amendamente për përmirësimin dhe saktësimin e dispozitave në Propozim-ligjin, kur ai do të jenë në procedurë parlamentare në lexim të dytë.
Gjithashtu, u theksua edhe rëndësia e dispozitave në Metodologjinë për zbatimin e regjistrimit, e cila në pajtim me Ligjin duhet të miratohet në mënyrë transparente. Enti Shtetëror i Statistikës, në fazën e përgatitjes për zbatimin e Regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe banesave, do të duhet të bëj vlerësim thelbësor të gjendjes momentale në Entin Shtetëror për planifikimin dhe përdorimin e mundshëm të burimeve administrative për grumbullimin e të dhënave, si bartës i tërë procesit për regjistrim duhet në mënyrë profesionale dhe me kompetencë ta mbaroj punën, me qëllim që të mos ketë asnjë dyshim në besueshmërinë e këtij operacioni statistikor dhe të rëndësishëm, u theksua se procesi është teknik, por edhe politik, për çka duhet të miratohet bashkërisht, me pozitën dhe opozitën në Kuvend.
Në bazë të debatit, Komisioni konkludoi se Propozim-ligji për regjistrim, ta përcjellë në procedurë të mëtejmë parlamentare, për çka votuan anëtarët e Komisionit, edhe nga pozita edhe nga opozita./arbresh.info
Hajnat depërtojnë me forcë brenda një shtëpie në Gjakovë, vj...
Theret me thikë një person në Prishtinë
Rrahje mes pesë personave në Vushtrri, dy prej tyre bëhen pë...
Tre persona sulmojnë katër zyrtarë policorë në Pollatë të Po...
Zhduket një e mitur në Prishtinë
18 vjet nga tragjedia e Gërdecit