Komisioni për Antikorrupsion ka ngritur dy procedura për kundërvajtje kundër presidentit Gjorge Ivanov, për shkak të emërimit të gjeneralëve në ushtri, pas shpalljes së zgjedhjeve.
Në seancën e sotme të Komisionit u bë e ditur se rasti i parë ka të bëjë me avancimin në detyrë të Vasko Gjurçinovskit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas Komisionit, dekreti i presidentit është sjellur më 25 shkurt të vitit 2019, me çka në avancimin në detyrë të gjeneralit, nuk është vepruar sipas rregullave të Ligjit për shërbime në ushtri.
“Ministria e Mbrojtjes zbaton procedura për avancime dhe i jep propozime presidentit, që në këtë rast siç është theksuar në përgjigjen e ministrisë, një gjë e tillë nuk është dorëzuar”, thonë nga Komisioni për Antikorrupsion.
Ata shtojnë se dekreti për avancimin është sjellur një ditë pas shpalljes së zgjedhjeve, 8 shkurt 2019, periudhë në të cilën sipas ligjit nuk mund të merren veprime të tilla.
Gjithashtu më 25 shkurt, presidenti me dekret ka emëruar edhe Orce Jordev, Dragan Kovaçi dhe Besnik Eminin në pozicione në ushtri.
Prokuroria Themelore në Ferizaj kërkon paraburgim ndaj pesë ...
Osmani viziton Teqen e Shejh Eminit në Gjakovë: Besimi nuk ë...
13 ndeshje pezullim për portierin që e grushtoi futbollistin...
Mbreti Charles i dhuron Presidentit Trump këmbanën origjinal...
Të miturit në burgun e Lipjanit forcojnë njohuritë teknike
Nënshkruhet marrëveshja për ndërtimin e anijeve luftarake në...