Në seancën e sotme të 21-të të Komisionit Anti-korrupsion pritet të diskutohet vendimi për zgjedhjen e zëvendëskryetarit të këtij komisioni dhe plotësimet e planit vjetor për furnizime publike të vitit 2019.
Komisioni Anti-korrupsion, në seancë krahas diskutimit në fushën e parandalimit të korrupsionit dhe konfliktit të mundshëm të interesit, do të diskutojë edhe për propozim-raportin e realizimit të programit shtetëror 2016-2019 për periudhën janar 2016 – dhjetor 2018 (raporti i tretë vjetor), përcjell Telegrafi Maqedoni.
Anëtarët e këtij komisioni do ta shqyrtojnë edhe informacionin në lidhje me realizimin e procedurës për planifikim, ndjekje dhe zbatim të buxhetit për muajin maj dhe qershor./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...