Qeveria sot në mbledhje nuk ka marrë ndonjë vendim për shpallje të gjendjes së krizës për shkak të përhapjes së coronavirusit, por kjo çështje do të diskutohet në mbledhjen e nesërme të Këshillit për Siguri.
“Nesër pritet të mbahet mbledhje e Këshillit për Siguri te presidenti, dhe më pastaj Qeveria nuk përjashton mundësinë që të mbahet mbledhje ku do të merr vendime të reja për menaxhimin me pandeminë”, tha zëdhënësi i Qeverisë, Muhamet Hoxha.
Këshilli për Siguri nesër do të mbajë mbledhje ku do të diskutohet për gjendjen aktuale me pandeminë në RMV si dhe me masat dhe aktivitetet e institucioneve.
Në mbledhjen e 10-të që do të mbahet në Vondo te Pendarovski, krahas anëtarëve të përhershëm të Këshillit për Siguri, me ftesë të presidentit do të merr pjesë edhe ministri Venko Filipçe./telegrafi
DJ Gimbo ia huq – nuk e di vitin se kur është shpallur...
Milanoviq: Pretendimet e Vuçiqit se Kosova, Shqipëria dhe Kr...
Qytetarët ankohen për çmimet e larta
“Makazze” MVP i ESL Pro League
NAVI fiton ESL Pro League, “Makazze” shqiptar i parë në hist...
IHMK paralajmëron reshje shiu dhe bore nga e marta në Kosovë...