Sindikata e Policisë në Maqedoninë e Veriut, ka dërguar një kërkesë në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB) për rritjen e pagave për punonjësit e policisë me uniformë dhe inspektorët në policinë kriminale.
Ata kërkojnë një rritje prej 25% për policët me uniformë dhe të paktën 20% për inspektorët e policisë kriminale, transmeton klankosova.tv.
Arsyeja për këtë kërkesë janë sulmet e shumta ndaj punonjësve të policies.
Sipas të dhënave nga Alsat, nga 1 janari 2020 deri më 30 shtator 2024, janë regjistruar 715 raste të sulmeve ndaj zyrtarëve policorë, ku një polic është plagosur nga arma e zjarrit, 25 të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda, dhe 747 policë kanë pësuar lëndime të lehta.
Kjo kërkesë synon përmirësimin e kushteve të punës dhe sigurisë për ata që janë në shërbim të rendit dhe ligjit.
Të shtëna me armë në Sevaster të Vlorës, plagoset një person
Zelensky i shkruan Putinit: Ukraina propozon t’i japë fund l...
Nis sot Samiti BE–Ballkani Perëndimor në Tivat, Haxhiu përfa...
Protestë për gjuhën shqipe para Ambasadës së Maqedonisë së V...
Sot varrosen dy të rinjtë që humbën jetën tragjikisht në Shë...
Parashikimi i motit për sot