Në Stacioni policor në Kërçovë, mbrëmë rreth orës 18:00, është denoncuar se në vendin “Kosharani”, është gjetur i vdekur personi I.S (63) nga Kërçova.
Mjeku e ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune, ndërsa me urdhër të Prokurorit publik, mbi trupin të ndjerit do të kryhet autopsia.
Poashtu, mbrëmë rreth orës 17:30, në Stacionin policor në Kërçovë, është denoncuar se në rrethin e Spitalit të përgjithshëm në Kërçovë, personi T.T (54) nga Kërçova e ka prishur rendin dhe qetësinë publike, me britma dhe sjellje të pahijshme. Ai, në spital është dërguar me automjet të Urgjencës nga rruga “Solunska”, ku është vërejtur në gjendje të alkoolizuar.
Pas dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngritët padi përkatëse, informoi zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme – Ohër, Stefan Dimoski./alsat
ZRRE bën thirrje për kursim të energjisë
BQK: Asetet e bankave në Kosovë arritën në 9.22 miliardë eur...
Dasma në Gazë që u kthye në tragjedi
KQZ-ja mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Incident i pazakontë: Shqiponja rrëmben një dron në fluturim...
LDK mban sot tubimin përmbyllës të fushatës në Pallatin e Ri...