“Bullgaria dhe Maqedonia e Veriut të promovojnë atmosferë të dialogut dhe të shmangin tensione të panevojshme”.
Kështu thonë nga Komisioni Evropian lidhur me ngjarjet e fundit mes Sofjes dhe Shkupit. KE gjithashtu rikujton rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore në mes të dy vendeve.
“Me shumë vëmendje ndjekim zhvillimin e ngjarjeve lidhur me marrëdhëniet mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Komisioni Evropian rikujton në rëndësinë e marrëdhënieve të mira fqinjësore. Në këtë kontekst, nevojiten përpjekje nga të gjitha palët që të promovohet atmosferë e dialogut dhe respekt të ndërsjellë dhe të shmangen tensione të panevojshme”, theksojnë nga KE.
Brukseli nuk ka komentuar ngjarjet në kufirin bullgaro-maqedonas më 4 shkurt. Prej atje thonë se nuk komentojnë hetime aktuale ose procedura juridike./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...