Katër të vdekur dhe 23 raste të reja me Covid-19 në Maqedoninë e Veriut

14:06 | 8 Qershor 2021

Ministria e Shëndetësisë njofton se në 24 orët e fundit janë kryer 2.853 teste, ndërsa janë regjistruar 23 raste të reja me coronavirus.

Shkupi – 13, Radovishi – 4, Manastiri dhe Kratova nga 3, Prilep – 2, Gostivari, Kumanova, Shtipi, Strumica, Koçani, Kërçova dhe Berova nga 1.

MSH sot ka konfirmuar katër viktima. Tre nga Shkupi (76, 76 dhe 77) dhe një person nga Kumanova (71).

Instituti për Shëndet Publik sot ka regjistruar 32 persona të shëruar nga coronavirusi.

Numri i përgjithshëm i personave të diagnostikuar me COVID-19 në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 155.441, numri i pacientëve të shëruar është 149.528, numri i vdekjeve është 5.462, ndërsa numri i rasteve aktive është 451./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara