Gjykimi për lëndën “Haraçi” kundër të pandehurve Bojan Jovanovski dhe Katica Janeva do të vazhdojë sot me prezantimin e katër dëshmitarëve të rinj në Prokurorinë Publike për Krim të Organizuar.
Sipas njoftimit, për sot janë parashikuar të dëshmojnë Sanja Dimovska, Agapi Dika, Lila Stefanovska dhe Vesna Kostovska.
Deri më tani kanë dëshmuar ish-prokurorët e PSP-së, Elizabeta Josifovska, Lile Stefanova dhe Burim Rrustemi, gjithashtu biznesmeni Jordan Kamçev, bashkëshortja e tij Ana Kamçeva, kontabilistja në firmat private të Kamçevit, gazetari Hristijan Banevski nga 1TV dhe dëshmitarë të tjerë.
Gjykimin për “Haraçin” para Gjykatës Penale e drejton Vaska Nikollovska-Masevska, ndërsa padinë e përfaqëson prokurorja Vilma Ruskoska./Telegrafi/
Osmani takon zëvendës sekretarin e përgjithshëm të EEAS, fla...
Paga mesatare neto u rrit prej 14 euro në vitin 2022, krahas...
Policia jep detaje për gjendjen aktuale në veri
KFOR-i vendoset përreth objektit të Komunës së Zubin Potokut
Vuçiq me ambasadorët e Quint-it, BE-së, Rusisë dhe Kinës
Kompania izraelite: Grupi Wagner është nisur në Kosovë