Lideri i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami ka reaguar ndaj liderit të BDI-së, Ali Ahmeti i cili në tubimin në Çair tha se partitë shqiptare të bëhen bashkë dhe mos të merren me dokrra.
Kasami nëpërmjet një shkrimi në Facebook ka shkruar se “Ahmeti dhe BDI-ja të unifikojë fillimisht veten e vetë, pastaj të merren me të tjerët”.
“Thirrjet publike të Ali Ahmetit drejt Lëvizjes BESA janë hipokrizi politike të cilën jemi mësuar ta shohim shpesh nga lideri i Artan Grubit. Nuk ka kredibilitet politik të fton për unifikim njeriu i cili shkeli marrëveshjen politike që ka dalë nga “Deklarata e përbashkët e partive politike”. Ali Ahmeti dhe BDI është mirë të unifikojnë veten e tyre dhe pastaj të merren me tjerët”, qëndron në reagimin e Kasamit.
“I ke bë 100 vjet hala pa martu, gru e keqe”- Geci, eskaloi...
Dukagjini – Ballkani, formacionet zyrtare
Takimi me Ramën në Athinë, Mitsotakis: Greqia mbështet Shqip...
Irani sekuestron dy anije mallrash në ngushticën e Hormuzit
Ferizaj – Llapi, formacionet zyrtare
Kërkohet paraburgim për gruan që dyshohet ia vodhi rreth 180...