Kryeqyteti mban vendin e parë në listën e qyteteve me më shumë të infektuar me virus korona në vend.
Shkupi dhe të gjithë komunat e tij kanë arritur shifrën prej 183 të të infektuarve, me 7 raste të reja vetëm në 24 orët e fundit. Kreu i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov thotë se shifra llogaritet si normale duke e krahasuar me numrin e banorëve që ka.
“Nëse ka diçka të mirë në këtë rast është se kurba e numrit të të sëmurëve është në një lloj konstante dhe nuk e kemi përhapjen të cilin mund ta shohim në pjesë të ndryshme të botës. Sipas epidemiologëve kjo është një gjë që e cila mund të konsiderohet si e favorshme në këtë rast” – deklaroi Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.
Shtabi i krizës së Qytetit të Shkupit nuk do të propozojë masa kufizimi shtesë por ndjek urdhërat e shtabit të përgjithshëm të krizës, thotë Shilegov.
“Shtabi i krizës së Qytetit të Shkup është organ që ndjek aktivitetet e shtabit të krizës së shtetit dhe rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë. Ajo që do të kërkohet nga ne të ndërmarrim si institucion, në çdo kohë qyteti është i gatshëm t’i zbatojë” – tha Petre Shilegov, kryetar i Qytetit të Shkupit.
Lëvizjet në territorin e Shkupit ndalohen tërësisht gjatë orës policore por gjatë ditës, vërehen edhe qytetarëve në lëvizje.
Nga numri i përgjithshëm prej 183 të infektuarve në Shkup, mbi 30 janë Komunë e Karposhit kurse pas kësaj komune në listë janë Qendra, Kisella Voda dhe Gazi Baba./alsat
Irani i gatshëm t`i shqyrtojë kompromiset për marrëveshje me...
Spiropali në katedrën e Albanologjisë në Mynih: Pikë referim...
E pafat, Kiana Kryeziu del nga shtegu
Reshjet e pandërprera shkaktojnë rritje të lumenjve në Kosov...
Modernizimi i flotës ushtarake, Maqedonci nënshkruan kontrat...
Nëna e ish-presidentit Thaçi mbështet fuqishëm marshin e 17 ...