Pas mbarimit të takimit jo të suksesshëm në takimin e liderëve, profesoresha Tanja Karakamisheva, e cila ishte bashkërisht me Hristijan Micskoskin si përfaqësuese e OBRM-PDUKM-së, sot në rrjetin social Facebook ka shkruar se asnjë politikan nuk guxon ta mendojë tradhtinë ndaj atdheut të vet.
“Në politikë njeriu mund të ketë shumë opsione, shumë rrugë të hapura, shumë hapa që mund apo nuk mund t’i bëj, shumë punë për të cilat vlen apo nuk vlen të mendohet! Në politikë të gjitha opsionet, të gjitha hapat e ndërmarra apo jo të ndërmarra, të gjithë rrugë mund apo nuk mund të jenë të arsyetueshme dhe të kuptueshme nga të tjerët! Por, në politikë ka vetëm një opsion, ka vetëm një punë dhe vetëm një të përhershme të cilën asnjë njeri i arsyeshëm nuk guxon ta bëj as edhe në ëndërr – ai është opsioni, hapi, rruga që të çon drejt tradhtisë të vendit tënd dhe të popullit tënd!”, shkruan Karakamisheva./Telegrafi/
Moti sot kryesisht me vranësira
Sot tërhiqet shorti për renditjen e partive në fletëvotimin ...
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...