Një ngarkesë prej 160 kg kokainë është gjetur në kontejnerë me banane të ardhur nga Ekuadori në portin e Selanikut.
Autoritetet greke kanë bërë me dije se droga mbërriti në portin e Selanikut dhjetë ditë më parë dhe ishte fshehur në kanale të krijuara në platformën e dy kontejnerëve.
Vlera e drogës përllogaritet te jetë afërsisht 18 milionë euro dhe përfitimi nga shitja e saj do të arrinte në 3 milionë e 200 mijë euro.
Droga dyshohet se i përket grupit që u godit në fillim të majit, ku dhjetë persona u arrestuan në Greqi dhe katër të tjerë në Maqedoninë e Veriut.
Rrjeti në fjalë ishte i përfshirë edhe në kontrabandën e karburanteve dhe cigareve, ndërsa i janë sekuestruar edhe 104 kilogramë e 600 gramë kokainë, të cilën të arrestuarit e kishin fshehur dhe e eksportonin përmes kontejnerëve me banane.
Dy kontejnerët, në të cilët është gjetur sasia e re e kokainës, janë dërguar nga e njëjta kompani nga Ekuadori dhe janë pranuar nga e njëjta kompani me seli në Shkup, dëshmi që sipas autoriteteve çon në të njëjtin rrjet ballkanik të trafikut të drogës.
Inspektori i Përgjithshëm i Policisë së Greqisë së Veriut, Spyridon Sklavos, foli për suksesin e rëndësishëm, duke thënë se kjo është një nga sasitë më të mëdha të kokainës që janë zbuluar në territorin grek
Komuna e Fushë Kosovës anulon vendimin për shpronësim të pro...
FSK dhe ushtria britanike në trajnim të avancuar në Belize
Dy të vdekur nga një sulm palestinez në Izrael
IKSHPK bën thirrje për vaksinim kundër gripit sezonal
E rëndë: Rryma ia merr jetën një të riu në Malësi të Madhe
Gjermania po përgatit rregulla të rrepta për mediat sociale,...