Situatë e rëndë në kufirin me Serbinë. Qindra emigrantë nga Afrika dhe Azia kanë mbetur të ngujuar në mes-zonën kufitare Serbi- Maqedoni, pas vendimit të Qeverise serbe për mos lejimin e hyrjes së emigrantëve nga shtetet, të cilat nuk janë të përfshira në luftë, raporton Alsat-M.
Kamera e televizionit të Maqedonisë në pikën kufitare në Tabanoc regjistroi një numër të madh refugjatësh, të kthyer nga autoritetet serbe. Rreth 300 persona, kryesisht nga Pakistani, Maroku, Algjeria apeluan për ndihmë, sepse nuk dinin nga të shkojnë. Ndërkohë në Serbi u lejohet hyrja vetëm refugjatëve nga Siria, Iraku dhe Afganistani.
“Isha në kufi, sapo mbërrita policia më urdhëroi të kthehem mbrapa. Vij nga Afganistani, dëshirojmë të shkojmë në Gjermani”.
“Jam nga Afganistani, dëshiroj te shkoj në Gjermani, 5 ditë kemi ecur”.
“Nata e kaluar ishte shumë e ftohtë, shumë familje kemi fjetur aty në zonën kufitare, nuk mund te shkonim e as të ktheheshim”.
“Nuk lejojnë nga Pakistani të kalojmë kufirin serb, nuk e di pse. Po mbrëmë fjetëm aty në zonën kufitare rreth 200 veta”.
“Vij nga Algjeria, në Serbi nuk na lejojnë të hyjmë”.
“J emi nga Irani, Nuk e di ku të shkojmë ata nuk na lejuan të hyjmë ne serbi, policët serbë na urdhëronin të ktheheshim ne Maqedoni, na drejtuan automatikët, ju duhet të shkoni atje, nuk e di përse, nuk kemi ku të shkojmë nuk kemi rrugëdalje tjetër as nuk mund te shkojmë, as te kthehemi e as të qëndrojmë këtu. Rreth 300 njerëz janë të bllokuar atje. Ju lutemi të na ndihmoni kemi nevojë për ndihmën tuaj, disa nga ne nuk kemi as para nuk e dimë nga t’ ja mbajmë ju lutemi të na ndihmoni”.
Në mesin e qindra refugjatëve të ngujuar në Tabanoc, kishte dhe shumë fëmijë, të cilët natën e kaluan në qiell të hapur në temperatura të ulëta. Derisa ekipi i ALSAT M qëndroi në Tabanoc nga momenti në moment numri i refugjatëve vazhdimisht rritej, ndërsa deri në shfuqizimin e vendimit serb, emigrantët nga Afrika dhe Azia do të mbesin në mes-zonë.
Avionët italianë të NATO-s kapin avionin rus që po fluturont...
19 komuna përfunduan procesin në QNR, shtohet numri i tavoli...
Arratisja e Altin Ndocit, dalin para Gjykatës së Durrësit te...
Rrahmani në 11-shen ideale të fazës së parë në Seria A
Sulmohen fizikisht dy zyrtarë policorë në Kaçanik, njëri dër...
Vengu: Bashkëpunimi me SHBA hap mundësi të reja për trupat s...