Kandidaturat për kryetar të Republikës në Komisionin Shtetëror Zgjedhor duhet të dërgohen deri më 21 mars, ndërsa fushata zgjedhore duhet të fillojë më 1 prill.
Për zyrtarizimin e kandidaturës për kryetar shteti nevojiten 10.000 nënshkrime apo 30 nënshkrime të deputetëve.
Nga KShZ thonë se për këto zgjedhjet nënshkrime mbledhin shtatë kandidatë dhe se deri tash vetëm kandidatja nga e OBRM-PDUKM-së, Gordana Siljanovska Davkova i ka mbledhur nënshkrimet e nevojshme.
Ende nuk dihet nëse kandidati i përbashkët i LSDM dhe BDI-së, Stevo Pendarovski në KShZ do të dorëzojë nënshkrime të qytetarëve apo nga deputetët. Nga LSDM thonë se po mendohen për dy opsionet.
Nënshkrimet për zgjedhjet presidenciale mbledh edhe Blerim Reka, ndërsa partitë opozitare shqiptare Aleanca për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa i ndihmojnë.
Nënshkrime për kandidaturë mbledhin e disa pretendentë për funksionin e të parit të shtetit, përcjell telegrafi maqedoni.
Mbledhje e nënshkrimeve nisi më 23 shkurt dhe do të mbarojë më 9 mars. Paraqitja e kandidaturave mbaron më 21 mars.
Më 14 mars skadon fati për kontrollimin e Listës Zgjedhore dhe paraqitja për votim në mërgatë. Deri tani janë regjistruar 413 qytetarë që do të realizojnë të drejtën e votimin në përfaqësitë diplomatike të Maqedonisë së Veriut.
Rrethi i parë do të i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 21 prill ndërsa rrethi i dytë më 5 maj.
Nis seanca në Hagë: Mbrojtja e Thaçit do t’i thotë fjalët pë...
Nis takimi trelateral i mbrojtjes mes Shqipërisë, Kosovës dh...
106 vjet nga shpallja e Tiranës si kryeqytet i Shqipërisë
Dyshime për manipulim votash në Klinë, Prokuroria nis veprim...
Roberto De Zerbi dhe Olimpique Marseille ndajnë rrugët
49 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë