Gara për kryetar shteti sot edhe zyrtarisht nisi. Tre kandidatët Blerim Reka, Gordana Siljanovska Davkova dhe Stevo Pendarovski në tre javët e ardhshme do përpiqen të marrin votë më shumë.
Siljanovska me nisi me sloganin “Drejtësi për Maqedoninë”. OBRM-PDUKM do ta fillojë fushatën në Ohër, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kandidati i koalicionit LSDM-BDI, Pendarovski fushatën do të nisë në Prilep. Slogani i Pendarovski është “Bashkë përpara”, ndërkaq nga BDI thonë se maksimalisht do të angazhohen në fushatën e Pendarovskit.
“Përqendrimi ynë është që sa më shumë qytetarë të mobilizohen dhe ta shprehin vullnetin e tyre, vullnet që nuk mungon te qytetarët tanë për të shënuar një hap të rëndësishëm në përshpejtimin e rrugës tonë që të bëhemi anëtar i familjes së madhe euroatlantike”, tha Arbër Ademi.
Kandidati i Aleancës për Shqiptarët dhe Lëvizja Besa, Blerim Reka nisën fushatën në konventë promotive në sheshin “Skënderbeu” në Shkup. Nën sloganin “Reka për Republikën” ai ofron koncept për kthimin e Republikës. Ai njoftoi se do të angazhohet për Republikë euroatlantike dhe multi-etnike.
Në zgjedhjet presidenciale të drejte vote kanë 1.808.131 qytetarë ndërsa bashkërisht me zgjedhjet presidenciale, zgjedhje për kryetar komune mbahen në tre, Ohri, Dibra dhe Novo Sello./Telegrafi/
OSBE në Shqipëri: Inkurajojmë dekriminalizimin e plotë të sh...
Kurti takoi Apostullin Dr. Eric Kwabena Nyamekye nga Republi...
Macron: Mosmarrëveshja për Grenlandën, thirrje strategjike p...
Nga një muaj paraburgim për tre zyrtarët e komunës së Prisht...
Prokurorja Pula: Të gjithë kandidatëve për deputet që u janë...
Ulutash pret zëvendëskomandantin e AJFC të Napolit, flasin p...