Në periudhën prej 12 deri 15 shkurt në gjitha sektoret e Ministrisë së Punëve të Brendshme, do të realizohet testi praktik në fushën e komunikacionit – kontrolli i makinave dhe lejeve të vozitjeve, i cili është pjesë e trajnimit të policëve kandidatë për vitin 2017/18.
Në Shkup, 456 kandidatë provimin do ta realizojnë në katër ditë, prej 12 deri 15 shkurt në periudhën prej orës 10 deri 17, njofton Telegrafi Maqedoni.
Më 12 shkurt provimi do të realizohet në Tetovë, Shtip dhe Strumicë, më 13 shkurt në Ohër, më 14 në Manastir dhe më 15 shkurt në Kumanovë dhe Veles.
MPB apelon tek qytetarët të tregojnë mirëkuptim dhe të bashkëpunojnë me kandidatët për policë, me qëllim që me sukses të kalojnë provimin./Telegrafi/
Mbretëria e Bashkuar renditet e fundit në Eurovision 2026 me...
Aprovohen rreth 100 mijë kërkesa për votim jashtë Kosovës, p...
Katër të vrarë nga sulmet me dronë në disa rajone ruse, përf...
Haradinaj përkujton Mentor Tolajn në 35-vjetorin e rënies
Rama: Së shpejti hapen kapituj të rinj të negociatave
MINT publikon çmimet e derivateve