Kancelari austriak Sebastian Kurz, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni.
Ai së bashku me delegacionin austriak do të priten në mënyrë solemne para Qeverisë së Maqedonisë, ndërsa më pas do të mbajnë konferencë të përbashkët me kryeministrin Zoran Zaev.
Kurz në Maqedoni vjen me ftesë të kryeministrin Zoran Zaev, i cili para referendumit ka ftuar edhe disa udhëheqës tjerë evropian.
Para vizitës së fundit të Zaevit në Vjenë në fund të qershor, Kurz ju bëri apel qytetarëve të Maqedonisë që në referendumin e 30 shtatorit të votojnë “pro” marrëveshjes me Greqinë.
Përndryshe, në prag të referendumit të 30 shtatorit dje në Maqedoni qëndroi edhe sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg dhe ministri i Punëve të Jashtme i Luksemburgut, Jean Asselborn./Telegrafi/
Ambasada gjermane: Po e përcjellim Kuvendin, presim që palët...
Marrëveshje me SHBA dhe Greqinë për gazin, Rama: Shqipëria, ...
Prokuroria: Ndalohen dy persona për krime kibernetike me për...
Ministri Muja merr vendim për paketë masash për mbrojtjen e ...
Ndërpitet seanca për Presidentin, vazhdimi në ora 19:00
Konjufca pranon raportin e BE-së për zgjedhjet