Lideri i partisë “Grekët e Pavarur”, Panos Kamennos, ka mbajtur mbledhje me kryesinë e partisë së tij dhe me grupin parlamentar, ku është diskutuar çështja e emrit të Maqedonisë.
Ai nuk beson se deri në samitin e radhës të NATO-s do të arrihet një marrëveshje e pranueshme dypalëshe Maqedoni-Greqi, për çështjen e emrit, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, bisedimet do të zgjatin shumë, dhe se është e nevojshme të bëhen ndryshime kushtetuese për shkak të, siç thotë “pozita irredentiste”.
Ai ritheksoi qëndrimin e partisë së tij që fjala “Maqedonia” të mos përfshihet në propozimin e mundshëm për zgjidhjen e çështjes së emrit./Telegrafi/
Parashikimi i motit për të shtunën
Ylli fiton ndeshjen dramatike ndaj Borës dhe forcon pozitën ...
Arrestohet shtetasi serb për dhënie ryshfeti në Bërnjak
Kriza globale e naftës, Pakistani lehtëson qytetarët, ul çmi...
Plagosje me thikë në qendër të Shkodrës, dy persona të lëndu...
Shefi i NATO-s do të takohet me Trumpin, Rubion dhe Hegsethi...