Departamenti për Luftimin e Terrorizmit, Ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit në Departamentin për Parandalimin e Krimit të Organizuar ka ngritur kallëzim penal deri tek Prokuroria Themelore Publike për ndjekje të krimit të organizuar dhe korrupsionit kundër L.S. (38) nga Shkupi për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale “ndihmë”, në lidhje me krimin e “pjesëmarrjes në një ushtri të huaj, polici, formacione paramilitare ose parapolicore”.
E akuzuara u largua dy herë nga territori i Maqedonisë dhe me vetëdije ka shkuar për në Siri, ku mori pjesë në aktivitetet e organizatës terroriste të “Shtetit Islamik” (ISIS).
Më 10 mars të këtij viti, ajo u deportua në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit me një fluturim nga Stambolli./Telegrafi/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...